Politike

Vrasja e Klodian Rashës dhe misteri i pistoletës/ Çuçi: Policia ka prova shkencore, po hetohet

Në lidhje me hetimet për ngjarjen, kontradiktat e dëshmive të policëve dhe misterit të pistoletës së gjetur dhe që u tha se mund të ishte e Rashës, Çuçi tha se po hetohet për të parë nëse ka pasur një tentativë për të fshehur ngjarjen. Ai shtoi se policia ka prova shkencore të plota dhe se 90% e hetimeve janë mbyllur
Featured image of article: Vrasja e Klodian Rashës dhe misteri i pistoletës/ Çuçi: Policia ka prova shkencore, po hetohet Bledi Çuçi dhe Eni Vasili

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për herë të parë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë orët e para të 8 dhjetorit.

Në lidhje me hetimet për ngjarjen, kontradiktat e dëshmive të policëve dhe misterit të pistoletës së gjetur dhe që u tha se mund të ishte e Rashës, Çuçi tha se po hetohet për të parë nëse ka pasur një tentativë për të fshehur ngjarjen. Ai shtoi se policia ka prova shkencore të plota dhe se 90% e hetimeve janë mbyllur

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“I vetmi koment që kam është që për fat të keq kjo ngjarje e shkëputur hodhi pak mjegull në opinionin publik për punën e mirë që ka bërë policia në gjithë këtë kohë. Më erdhi keq që një ngjarje e shkëputur, për një periudhë të shkurtër, krijoi një situatë të tillë. Ngjarja është hetuar, është në përfundim të mbylljes së hetimeve, policia ka prova shkencore të plota që fajtori të dënohet. Për kontradiktat e ditës së parë nuk mund të shprehem, po hetohet edhe për këtë, mbi kontradiktat e deklaratave të policisë, a ka një tentativë për ta fshehur ngjarjen apo jo? Po hetohet me seriozitet edhe kjo. 90% e hetimeve janë mbyllur. Është kërkuar të vijën ekspertë gjerman për pistoletën, unë nuk do jem ministër që nuk do vesh uniformë ndonjëherë, pro po hetohet tentativa, nëse është bërë, për të fshehur ngjarjen”, tha ai.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Shto Koment