Politike

Vrasja e Klodian Rashës, Çuçi: Hodhi mjegull mbi punën e policisë dhe tani po shpërndahet, s’e kam ndjekur shumë se s’ka qenë në interesin tim

I pyetur për pistoletën e gjetur, Çuçi tha se nuk e ka ndjekur mirë si ngjarje, duke qenë se nuk ka qenë në interesin e tij, ndërkohë që pranoi se po hetohen deklaratat e Policisë së Shtetit. Ai pranoi gjithashtu se është kërkuar ardhja e ekspertëve gjermanë për pistoletën e gjetur që u aludua të ishte e Klodian Rashës.
Featured image of article: Vrasja e Klodian Rashës, Çuçi: Hodhi mjegull mbi punën e policisë dhe tani po shpërndahet, s’e kam ndjekur shumë se s’ka qenë në interesin tim

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka cilësuar si një ngjarje që ka hedhur mjegull mbi punën e Policisë së Shtetit dhe që tashmë po shpërndahet.

I pyetur për pistoletën e gjetur, Çuçi tha se nuk e ka ndjekur mirë si ngjarje, duke qenë se nuk ka qenë në interesin e tij, ndërkohë që pranoi se po hetohen deklaratat e Policisë së Shtetit. Ai pranoi gjithashtu se është kërkuar ardhja e ekspertëve gjermanë për pistoletën e gjetur që u aludua të ishte e Klodian Rashës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Hodhi një mjegull në punën e mirë që ka bërë Policia e Shtetit. Tashmë ajo mjegull po shpërndahet. Policia e Shtetit ka bërë një punë të mirë në sigurimin e provave shkencore. Atë pjesën e pistoletës nuk e kam ndjekur sepse nuk ka qenë në interesin tim që ta ndjek. Po hetohet mbi deklaratat e Policisë së Shtetit, nëse ka pasur një qëllim për fshehjen e ngjarjes. Është kërkuar ardhja e ekspertëve gjermanë,”- tha Çuçi.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Vrasja e Klodian Rashës, Çuçi: Hodhi mjegull mbi punën e policisë dhe tani po shpërndahet, s’e kam ndjekur shumë se s’ka qenë në interesin tim

  1. Nga minister prasi …ne minister hashashi ….ckan te perbashket ????..po ngjyren o ngjyren …hahahaha….jeshilo maviiiiii ihihihihi

Shto Koment