AktualitetPolitike

Vrasja e Klodian Rashës/ Berisha: Tirana tym e flakë nga revolta e të rinjve për ekzekutimin shtetëror prapa shpine e 25- vjeçarit

Në një postim në rrjetet sociale ai ka shpërndarë edhe disa foto nga qytetet e tjera të Shqipërisë, të cilët kanë dalë në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Sipas Berishës,  kjo ngjarje e rëndë është një ekzekutim shtetëror.
Featured image of article: Vrasja e Klodian Rashës/ Berisha: Tirana tym e flakë nga revolta e të rinjve për ekzekutimin shtetëror prapa shpine e 25- vjeçarit Klodian Rasha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka shpërndarë edhe disa foto nga qytetet e tjera të Shqipërisë, të cilët kanë dalë në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Sipas Berishës,  kjo ngjarje e rëndë është një ekzekutim shtetëror.

Ndërkohë krahas fotos, Berisha shkruan se “Tirana tym e flake nga revolta e te rinjve per ekzekutimin shteteror prapa shpine te 25 vjeçarit Klodian Rasha. Sb”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(a.k.dosja.al)

Një Koment në “Vrasja e Klodian Rashës/ Berisha: Tirana tym e flakë nga revolta e të rinjve për ekzekutimin shtetëror prapa shpine e 25- vjeçarit

  1. E ka menduar ky Lleshi a Leshi ca eshte ky, se ku do shkoje kur te bjere nga pushteti? A e dine keta te pushtetit se cfare i pret sapo te bien? Ne stanet e cilit mal do shkoje Leshi te fshihet? Apo rrugeve te botes emigrant? Zgjedhjen e ka vete ne dore, zgjidhjen e ka tani, te jape doreheqjen te shpetoje veten e tij politikisht por edhe qe te mos marre malet e kurbetit neser

Shto Koment