Politike

Vrasja e Klodian Rashës/ Bardhi publikon FOTON: Shqiptarët e tronditur, Rama vazhdon pazarin luksoz rrugëve të New York-ut

Në një postim në "Facebook", Bardhi shkruan se teksa Rasha u vra në derën e shtëpisë dhe e gjithë Shqipëria është tronditur, kryeministri Edi Rama vazhdon të bëjë pazar në New York. Sipas Bardhit, Rama nuk ka gjetur as kohën që të ngushëllojë familjen e të riu dhe të dënojë këtë krim makabër
Featured image of article: Vrasja e Klodian Rashës/ Bardhi publikon FOTON: Shqiptarët e tronditur, Rama vazhdon pazarin luksoz rrugëve të New York-ut Edi Rama

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas protestës që është zhvilluar pasditen e sotme, për vrasjen e Klodian Rashës.

Në një postim në “Facebook”, Bardhi shkruan se teksa Rasha u vra në derën e shtëpisë dhe e gjithë Shqipëria është tronditur, kryeministri Edi Rama vazhdon të bëjë pazar në New York. Sipas Bardhit, Rama nuk ka gjetur as kohën që të ngushëllojë familjen e të riu dhe të dënojë këtë krim makabër

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi: Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!”- shkruan Bardhi. 

(A.k.dosja.al)

Shto Koment