Aktualitet

Vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë/ Pistoleta që lanë pas do jetë fundi i autorëve, e lanë pas nga nxitimi, “Glock-u” plot me shenja gishtash

Tani arma mund t’ju sjellë fundin, pasi në të janë gjetur disa shenja gishtash, të cilat janë marrë nga laboratori i kriminalistikës dhe po kërkohet përputhja e tyre.
Featured image of article: Vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë/ Pistoleta që lanë pas do jetë fundi i autorëve, e lanë pas nga nxitimi, “Glock-u” plot me shenja gishtash Klevis Kapllani

RROGOZHINË– Vrasja e Klevis Kapllanit, disa ditë më parë në Rrogozhinë është pranë zbardhjes. Mësohet se arma e gjetur pak metra larg vendit ku u vra 33-vjeçari, është e atentatorëve, pasi gëzhojat janë përputhur me ato të gjetura në vendngjarje. Megjithatë arma tip “Glock” nuk ka qëlluar asnjëherë në drejtim të 33-vjeçarit.

Dyshohet se arma i ka rënë një nga atentatorëve teksa po përpiqeshin që të largoheshin me shpejtësi pasi kryen krimin. Tani arma mund t’ju sjellë fundin, pasi në të janë gjetur disa shenja gishtash, të cilat janë marrë nga laboratori i kriminalistikës dhe po kërkohet përputhja e tyre.

Ndërkohë që hetimet vijojnë, Policia e Kavajës ka nën vëzhgim dy persona, të cilët dyshohet se janë gjithashtu të përfshirë në atentatin e 33-vjeçarit, megjithatë nuk dihet roli i tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet i pajetë më 15 shtatir në orën 06:00 të mëngjesit brenda makinës së tij. Në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në komisariat kushëriri i viktimës, me inicialet F.Th. Ai dyshohet se ka lidhje me krimin por ende nuk dihet saktësisht se si është përfshirë. Ndërkohë, mësohet se janë marrë në pyetje nëna, babai dhe bashkëshortja e të ndjerit. Tabulatet telefonike dhe dëshmitë, pritet që të hedhin dritë mbi ekzekutimin me 14 plumba të Kapllanit.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment