Aktualitet

Vrasja e Kaçifasit! Kunati i viktimës hedh dyshime: Ja pse dhanë dorëheqje dy prokurorë, ai zgjoi helenizmin tek fëmijët në Shqipëri

Vangelis Sakellarakis tha se familja e Kaçifasit ka informacione se dy prokurorët e çështjes kanë dhënë dorëheqjen pasi ishin vënë në presion për të dalë në përfundimin se Kaçifas ka vrarë veten me dy plumba në zemër.
Featured image of article: Vrasja e Kaçifasit! Kunati i viktimës hedh dyshime: Ja pse dhanë dorëheqje dy prokurorë, ai zgjoi helenizmin tek fëmijët në Shqipëri Konstantinos Kaçifas dhe Vangelis Sakellarakis

GREQI– Kunati i Konstantinos Kaçifas, Vangelis Sakellarakis në një intervistë për radion e Selaniku “Focus” ka kërkuar edhe rezultatin e hetimeve rreth vrasjes së tij.  Gjatë intervistës, Sakellarakis tha se familja e Kaçifasit ka informacione se dy prokurorët e çështjes kanë dhënë dorëheqjen pasi ishin vënë në presion për të dalë në përfundimin se Kaçifas ka vrarë veten me dy plumba në zemër.

“Konstandini nuk mund të bënte vetëvrasje, me dy plumba në zemër,”-është shprehur ai.

Gjatë intervistës ai theksoi se Konstantinos u dha identitet dhe dinjitet njerëzve të Vorio-Epirit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Fëmijët e vegjël të komunitetit grek në jug të vendit tonë, nuk e dinë se ekziston helenizmi në Shqipëri dhe e mësuan atë pas sakrificës së tij”, tha ai.

Duke folur për qëndrimin e qeverisë së atëhershme greke, SYRIZA, ai iu referua deklaratave të Filis, që e kishte quajtur ekstremist dhe zbuloi se ai e mori  atë në telefon dhe e pyeti se si flet dhe e quan të tillë për një njeri që nuk e njihte. Megjithatë tani ai shton se dy qeveritë mund të kenë komunikuar lidhur me ngjajrjen.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment