Bota

Vråsja e gjeneralit Soleimani, ish-ambasadori i Shqipërisë: Komandonte 20 mijë vetë, ja çfarë synonte

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho tha se ky njeri komandonte më shumë se 20 mijë njerëz. Sipas ish-ambasadorit, njohës i mirë i zhvillimeve në rajon, gjenerali Soleimani kishte krijuar shtet brenda shtetit.
Featured image of article: Vråsja e gjeneralit Soleimani, ish-ambasadori i Shqipërisë: Komandonte 20 mijë vetë, ja çfarë synonte Agim Nesho

Turma masive u mblodhën të hënën në Teheran për të nderuar gjeneralin e lartë Qassem Soleimani, ndërsa personi që do ta zëvendësojë atë premtoi se do të håkmerrej për goditjen ajrore që shkaktoi vdèkjèn e tij.

Emisioni “Opinion” ka trajtuar pikërisht vråsjen e Soleimanit, vråsje e cila ka sjellë tènsion në Lindjen e Mesme.  Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho tha se ky njeri komandonte më shumë se 20 mijë njerëz. Sipas ish-ambasadorit, njohës i mirë i zhvillimeve në rajon, gjenerali Soleimani kishte krijuar shtet brenda shtetit.

Ai është ideatori për rritjen e influencës së Iranit në Lindjen e Mesme. Ishte shumë i rrezikshëm sepse vazhdonte aksione konkrete. Kishte krijuar një organizatë brenda shtetit, të cilën ky e drejtonte, ishte organizatë terroriste. Ky ka bërë shtet brenda shtetit. Ky komandonte 20 mijë vetë”, tha ish ambasadori.

Pas tij është projekti Iranian, pas tij është një terrorizëm shtetëror. Ai kishte plan që të godiste trupat dhe gjithë prezencën amerikane në rajon. Në rajon ky komandon më shumë se 100 mijë njerëz. Ai lëvizte në një territor që kontrollonte vetë”, tha nga ana tjetër eksperti Ermir Gjinishi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë largimi i trupave amerikane nga Iraku, të cilin Irani e ka dëshiruar prej kohësh dhe parlamenti irakian po e kërkon tani, mund t’i vijë si bumerang Teheranit, thonë disa analistë ndërkombëtarë, veçanërisht nëse iranianët përpiqen të nxisin trazirat politike në Irak me qëllim që të largojnë forcat amerikane prej andej brenda këtij viti.

“Rreziku është një kthim në luftë civile,” thotë Niall Ferguson, analist në Institucionin Hoover, një grup kërkimor me qendër në SHBA. Në klimën e tensioneve sektare, një konflikt mes sunitëve dhe shiitëve do të ishte një nga rezultatet e mundshme të vrasjes së gjeneralit iranian./ Opinion.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment