Bota

Vrasja e George Floyd/ Revoltohen qytetarët amerikanë, sulmojnë me gurë dhe shajnë  policinë

VIDEO
Sipas mediave ndërkombëtare qytetarët kanë qenë të revoltuar ku nuk kanë kursyer as prishjen e shumë dyqaneve madje i kanë vënë zjarrin edhe një instutucioni.
Featured image of article: Vrasja e George Floyd/ Revoltohen qytetarët amerikanë, sulmojnë me gurë dhe shajnë  policinë Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA– Që prej tre ditësh në qytetin e SHBA- së, Minneapolis kanë vazhduar protestat pasi një polic vrau duke i vënë gjurin në fyt George Floyd.

Protestat kanë qenë të dhunshme pasi sipas qytetarëve amerikanë ata kanë kryer një deskriminim kundër njerëzve me ngjyrë. Sipas mediave ndërkombëtare qytetarët kanë qenë të revoltuar ku nuk kanë kursyer as prishjen e shumë dyqaneve madje i kanë vënë zjarrin edhe një instutucioni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në rrjetet sociale është bërë virale një video ku shihet se si qytetarët janë vënë kundër policisë teksa ata kalojnë. Qyetetarët shihen duke gjuajtur me gurë mbi makinat e tyre ndërkohë nuk kanë munguar as sharjet.

Kujtojmë se ditën e sotme është arrestuar me akuzën e shkallës së tretë edhe polici Derek Chauvin që kreu krimin e rëndë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment