Bota

Vrasja e George Floyd në SHBA/ Mijëra qytetatë në protestë, qëllohet me armë në drejtim të tyre, humb jetën një 19-vjeçar

Qëllohet me armë mbi protestuesit, mbetet i vrarë një 19-vjeçar. Për këtë ngjarje është arrestuar një 17-vjeçar.
Featured image of article: Vrasja e George Floyd në SHBA/ Mijëra qytetatë në protestë, qëllohet me armë në drejtim të tyre, humb jetën një 19-vjeçar Foto nga demonstrata

SHBA-  Vijojnë demonstrat në SHBA për vrasjen e George Floyd. Mediet vendase raportojnë se gjatë demontratave në Michigan ka mbetur i vdekur 19-vjeçarin Yordy Urbieta, pas disa të shtënave me armë.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se një makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar më armë në drejtim të një turme njerëzish, të cilët po demonstronin për vrasjen e afro-amerikanit. Plumbat kanë kapur një 19-vjeçar, i cili u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve. Ndërkohë policia ka arrestuar një 17-vjeçar, si autor të ngjarjes së rëndë.

 

Në SHBA kanë nisur demonstrat  për vdekjen e George Floyd. 46 vjeçari  ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë. Për këtë ngjarje është arrestuar oficeri Derek Chauvin.
J.V/Dosja.al 

Shto Koment