Rajoni

Vrasja e gazetarit në Greqi, Von der Leyen apel drejtësisë: Dënoni kriminelët

Në një postim në Twitter, Von der Leyen shkruan se liria e shtypit është e shenjtë dhe se gazetarët duhet që të punojnë në mënyrë të sigurë.
Featured image of article: Vrasja e gazetarit në Greqi, Von der Leyen apel drejtësisë: Dënoni kriminelët Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dënuar vrasjen e gazetarit grek George Karaivaz. Në një postim në Twitter, Von der Leyen shkruan se liria e shtypit është e shenjtë dhe se gazetarët duhet që të punojnë në mënyrë të sigurë. Ajo ka shkruar se kriminelët duhet që të vendosen para drejtësisë sa më shtejt të jetë e mundur.

Postimi i plotë: 

Vrasja e një gazetari është një akt frikacak. Evropa qëndron për liri. Dhe liria e shtypit mund të jetë më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të sigurt. Mendimet e mia janë me familjen e George Karaivaz. Shpresoj që kriminelët shpejt të sillen para drejtësisë.

LAJMI KRYESOR: E rëndë në Greqi, vritet gazetari i njohur i kronikës së zezë, Jorgo Karaivaz u qëllua me 6 plumba jashtë shtëpisë së tij

(I.A/dosja.al)

Shto Koment