Bota

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, gjykata heq dënimin me vdekje për 5 të burgosurit, i dënon me 20 vite burgim

Gjykata në Arabinë Saudite ka zgjedhur ti ndëshkojë ata me nga 20 vite burg.
Featured image of article: Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, gjykata heq dënimin me vdekje për 5 të burgosurit, i dënon me 20 vite burgim Jamal Khasogi

ARABI SAUDITE- Dënimet me vdekje për pesë të dënuarit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në 2018 kanë ndryshuar. Gjykata në Arabinë Saudite ka zgjedhur ti ndëshkojë ata me nga 20 vite burg.

Argumenti i Prokurorit Publik ishte se zbutja e dënimit vjen si pasojë e faktit që familja e Khashoggit ka vendosur që t’i falë. Tre persona të tjerë do të marrin dënime që marrin ndërmjet shtatë dhe 10 vjet heqje lirie. Kritiku i ashpër i qeverisë saudite, u vra brenda konsullatës së Mbretërisë Saudite në Stamboll nga një grup agjentësh sauditë.

Qeveria saudite u përpoq të tregonte se vrasja u krye gjatë një operacioni që doli jashtë kontrolli dhe një vit më vonë, prokurori i këtij shteti çoi në bankën e të akuzuarve 11 individë të paidentifikuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fillimisht, pesë prej tyre u ndëshkuan me vdekje për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vrasje, tre u dënuan me burgim për mbulim të krimit, e disa të tjerë u shfajësuan.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment