Aktualitet

Vrasja e Eri Zefit! Prokuroria mbyll hetimet, s’ka më dyshime. E “keqja” i erdhi nga shoku i fëmijërisë, Mikel Aliaj e nxorri në pritë

Hetuesit kanë kërkuar nga Gjykata e Lezhës që të marrin si të pandehur Alian, duke ngritur ndaj tij akuzën “vrasje e kryer në bashkëpunim”. Referuar dosjes hetimore, 42-vjeçari, i cili ishte edhe miku i fëmijërisë së Zefit, e ka nxjerrë në prit, gjë që është provuar përmes pamjeve filmike dhe bisedave telefonike.
Featured image of article: Vrasja e Eri Zefit! Prokuroria mbyll hetimet, s’ka më dyshime. E “keqja” i erdhi nga shoku i fëmijërisë, Mikel Aliaj e nxorri në pritë Viktima Eri Zefi

LEZHË– Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, më 2 tetor të vitit 2019. Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga vrasja në fshatin Zall-Xhuxhe të Mirditës, Prokuroria ka dalë në përfundimin se Mikel (Gjovalin) Alia ka nxjerrë në pritë të riun.

Hetuesit kanë kërkuar nga Gjykata e Lezhës që të marrin si të pandehur Alian, duke ngritur ndaj tij akuzën “vrasje e kryer në bashkëpunim”. Referuar dosjes hetimore, 42-vjeçari, i cili ishte edhe miku i fëmijërisë së Zefit, e ka nxjerrë në prit, gjë që është provuar përmes pamjeve filmike dhe bisedave telefonike.

Megjithatë, vrasja mendohet të jetë kryer nga dy persona të tjerë, që ende nuk janë identifikuar edhe pas hetimeve. I vetmi person që mund t’i vendosë ata para drejtësisë është vetëm Aliaj, por deri më tani ai nuk ka pranuar që të bëhet bashkëpunëtor. Edhe pse ka prova për implikimin e tij, 42-vjeçari mohon ngjarjen duke deklaruar vazhdimisht se është i pafajshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

34 vjeçari Eri Zefiu gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Pista kryesore që dyshohet është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes. (Shiko dhe këtu)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment