Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir, Daniel Pepaj është ekzekutori! Iku nga vendi i krimit, por s’e “pastroi” siç duhet

Prokuroria ka dalë në përfundimin se vrasja e të rinjve nga i afërmi i tyre ka ndodhur për shkak të konflikteve të drogës duke ngritur akuzat; "Vrasje me paramendim", "armëmbajtje pa leje" dhe "kultivim të lëndëve narkotike" për Danjel Pepaj. Ndryshe nga i biri, babai i tij Rrok Pepaj akuzohet vetëm për “kultivim të lëndëve narkotike” dhe vijon të jetë në burg.
Featured image of article: Vrasja e dyfishtë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir, Daniel Pepaj është ekzekutori! Iku nga vendi i krimit, por s’e “pastroi” siç duhet Danjel Pepaj, Klement Pepaj dhe Vilson Cutajt

MALËSI E MADHE- Kur kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe të Shkodrës, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një fajtor: Danjel Pepajn.

Për hetuesit, vrasja e dyfshitë e të rinjve është kryer nga i riu, i cili prej tetorit është shpallur në kërkim ndërkombëtar por që ende vijon të jetë në arrati. Prokuroria ka dalë në përfundimin se vrasja e të rinjve nga i afërmi i tyre ka ndodhur për shkak të konflikteve të drogës duke ngritur akuzat; “Vrasje me paramendim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “kultivim të lëndëve narkotike” për Danjel Pepaj. Ndryshe nga i biri, babai i tij Rrok Pepaj akuzohet vetëm për “kultivim të lëndëve narkotike” dhe vijon të jetë në burg.

Nga dosja e Prokurorisë është bërë me dije Vilsoni është goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar pas shpinë në një distancë prej 4-5 metrash. Më pas, autori, ka marrë me vete armën e krimit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se ai ka gjetur strehë në Mal të Zi por ende nuk ka asnjë lajm për vendndodhjen e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nga këqyrja e kufomave u konstatua se viktimat janë qëlluar nga prapa-para, me plumba automatiku, në kokë dhe në shpinë në një distancë 4-5 metër larg. Autori pasi ka kryer vrasjen, ka djegur dy ambientet e pushimit kasolle dhe ambientin e tharjes së drogës, ku ka mbajtur sendet e tij dhe është larguar duke marrë me vete dhe armën e krimit. Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorë të kultivimit të bimëve narkotike janë Danjel Pepaj dhe babai i tij Rrok Pepaj, dyshime këto të bazuara nga deklarimi i Olson Çutaj, i cili tregon se Rrok Pepaj i ka pohuar për vendin e kultivimit, tabulatet telefonike të personit të dyshuar, si edhe deklarimet e të afërmve të tij,”-thuhet në dokument.

Megjithatë, autori duket se ka bërë një punë “të papastër”, pasi ka lënë në vendin e krimit 2 gëzhojat e kallashnikovit që u kanë marrë jetën të rinjve, një fishek të paplasur dhe dy aparate telefoni që i përkasin dy viktimave. Ndërsa jo shumë larg trupave të viktimave janë gjetur 2 parcela, njëra vetëm me gropa, gati për t’u mbjellë ndërsa në tjetrën ishin vendosur 29 bimë kanabisi që i kishin kapur lartësinë e 1.5 metrave.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment