Aktualitet

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, gjykata e Apelit rikthen në burg Kreshnik Tushën: Nuk bashkëpunoi me drejtësinë

Gjykata e Apelit Tiranë ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Kreshnik Tushën. Ky vendim është marrë, pasi ai nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë.
Featured image of article: Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, gjykata e Apelit rikthen në burg Kreshnik Tushën: Nuk bashkëpunoi me drejtësinë Gjykata e Kurbinit, Kastriot Tusha, viktimat dhe autorët

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg Kreshnik Tushën, për vrasjen e dyfishtë në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Mësohet se ndaj Tushës është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”. Gjykata ka marrë këtë vendim, pasi Tusha nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë për këtë ngjarje të rëndë. Tusha nuk ka sqaruar para drejtësisë se si është plagosur, natën që u vranë edhe 2 biznesmenët.

“Kreshnik Tusha nuk është bashkëpunues me drejtësinë.”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Ndërsa, avokati i tij, ka kundërshtuar këtë vendim.  Ai ka deklaruar se policia ka arrestuar autorin dhe nuk ka arsye që klienti i tij të kthehet në qeli.  “Ju keni kapur autorin, pse duhet që Tusha të kthehet në qeli?”, mësohet të ketë thënë ky i fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj në një hotel në autostradën Laç-Mamurras dhe autori kryesor i saj është Eduard Lamaj. Autori i vërtetë u fsheh për 25 ditë, ndërsa Kreshnik Tusha njihej si ekzekutori. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Sakaq, nga policia janë arrestuar Eduard Lamaj dhe dy mjekët që kuronin atë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment