Aktualitet

Vrasja e Bujar Çelës/ Policia e Elbasanit dhe RENEA zbarkojnë në Bradashesh, kontrolle në makina dhe banesa

Mëngjesin e sotëm Policia e Elbasanit dhe RENEA kanë zbarkuar në Bradashesh, ku po kryejnë kontrolle në makina dhe banesa. Këto kontrolle vijnë dy ditë pas vrasjes së Bujar Çelës.
Featured image of article: Vrasja e Bujar Çelës/ Policia e Elbasanit dhe RENEA zbarkojnë në Bradashesh, kontrolle në makina dhe banesa Bujar Çela

ELBASAN- Prej 3 ditësh uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në qytetin e Elbasanit, pas vrasjes së Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës. Edhe sot, uniformat blu të policisë së Elbasanit së bashku me Forcat Shqiponja dhe ato RENEA janë pozicionuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku po ushtrojnë kontrolle të shumta të mjeteve që kalojnë aty dhe në banesa.

Ndërkohë një ditë më parë, Policia e Elbasanit arrestoi Erion Alibej, i cili dyshohet se ka gisht edhe në vrasjen e Bujar Çelës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 17 shtatorit para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me armë zjarri nga 3 persona të veshur si policë.  Viktima është vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit  4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019.  Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe dyshon se ai u vra për hakmarrje.

J.V/Dosja.al

Shto Koment