Aktualitet

Vrasja e Bujar Çelës, identifikohet dhe shpallet në kërkim ekzekutori, Erion Alibej akuzohet zyrtarisht si urdhëruesi, Policia dhe Prokuroria e Elbasanit dalin në konferencë për shtyp

Mësohet se përmes materialeve të mbledhura nga grupi hetimor, është arritur të identifikohet dhe është shpallur në kërkim ekzekutori i Bujar Çelës, personi që zbrasi breshërinë e plumbave mbi trupin e të moshuarit, teksa ky i fundit po pinte kafenë e mëngjesit.
Featured image of article: Vrasja e Bujar Çelës, identifikohet dhe shpallet në kërkim ekzekutori, Erion Alibej akuzohet zyrtarisht si urdhëruesi, Policia dhe Prokuroria e Elbasanit dalin në konferencë për shtyp Prokuroria e Elbasanit dhe Erion Alibej, Bujar Cela dhe Policia e Elbasanit

ELBASAN– Prokuroria e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe grabitjen e 4.6 mln eurove në Rinas. Mësohet se përmes materialeve të mbledhura nga grupi hetimor, është arritur të identifikohet dhe është shpallur në kërkim ekzekutori i Bujar Çelës, personi që zbrasi breshërinë e plumbave mbi trupin e të moshuarit, teksa ky i fundit po pinte kafenë e mëngjesit.

Ndërkohë, akuza për urdhërimin e kësaj vrasjeje, pritet që t’i shtohet Erion Alibejt, të arrestuarit edhe për dy ekzekutimet e tjera në Elbasan, atë të Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit.

Gjithsesi për ngjarjen në fjalë pritet që Prokuroria dhe Policia e Elbasanit të dalin në një konferencë për shtyp, për të dhënë më tepër detaje.

Bujar Çela u ekzekutua para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari u qëllua me tre armë njëkohësisht, teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste të niste punënë si taksist në të zezë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo ngjarje dyshophet të ketë si background pikërisht konfliktet e të vëllait të viktimës, Talo Çela.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se vrasja e Çelës ishte mënyra e Erion Alibejt për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij, Endritit, që ia morën jetën në sy të gruas dhe fëmijëve. Erion Alibej, kishte mësuar se Talo Çela dinte gjithçka rreth ekzekutorëve të Endrit Alibejt, por nuk ia kishte treguar. Kështu, duke vrarë Bujar Çelën, mori hak.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment