Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit/ Izet Haxhia kërkon 18 dëshmitarë në gjykatë, mes tyre edhe Sali Berisha (EMRAT)

Izet Haxhia kërkon 18 dëshmitarë në gjykatë, mes emrave është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Featured image of article: Vrasja e Azem Hajdarit/ Izet Haxhia kërkon 18 dëshmitarë në gjykatë, mes tyre edhe Sali Berisha (EMRAT) Izet Haxhia

TIRANË- Sot pritet të zhvillohet një seancë në Gjykatën Penale, për Izet Haxhinë, për dosjen e bujshme, të atë vrasjes së Azem Hajdarit. Mësihet se Izet Haxhia ka kërkuar 18 dëshmitarë, që të flasin për këtë vrasje.

Dëshmitarët e kërkuar janë:

– Zenel Neza

– Jaho Mulosmani

– Sali Berisha

– Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani

– Vëllai i Zenel Nezës, Haki Neza

– Afrim Krasniqi

– Ylli Rakipi

– Shaban Memia

– Dem Dollapi

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– Sali Lusha

– Genc Hoti

– Agim Logu

– Mentor Daja

– Ismet Jovani

– Aishe Haklaj

– Zylfie Haklaj

– Marjam Gryku

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e parë në Gjykatën Penale për Izet Haxhinë, pas rinisjes nga e para të hetimeve për vrasjen e Azem Hajdarit.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998. Sipas Haxhisë, ai nuk ka pasur lidhje me atentatin, ndërsa i dënuar është edhe vëllai i tij, Ismeti. Dëshmitarët kanë pretenduar se ishte Haxhia personi që e nxiti deputetin Hajdati që të dilte jashtë selisë dhe të përballej me Fatmir Haklajn.

J.V/Dosja.al

Shto Koment