Aktualitet

Vrasja e armikut të ‘Nel Çami’, gazetari paralajmëron: Zor se ka Zot t’i dalëpër zot kësaj situate. Siguroni kokën çuna…

Elton Qyno shkruan se viktima konsiderohej si kundërshtar i "Nel Çamit", i vrarë në Spanjë.
Featured image of article: Vrasja e armikut të ‘Nel Çami’, gazetari paralajmëron: Zor se ka Zot t’i dalëpër zot kësaj situate. Siguroni kokën çuna… Everest (Ibrahim) Çaka

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka komentuar atentatin ndaj 41-vjeçarit, Everest (Ibrahim) Çaka në Elbasan mbrëmjen e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Qyno shkruan se viktima konsiderohej si kundërshtar i “Nel Çamit”, i vrarë në Spanjë. Më tej, gazetari parashikon një “verë” të vështirë, duke e mbyllur me një këshillë.

Ka tre dite qe kampionati i bresherive vijon me intesitet të lartë. Sot në darkë, breshëritë nuk mund të mungonin dhe në Elbasan. Për në botën e përtejme u përcoll Everest alias Ibrahim Çaka, nje personazh jo i panjohur nga policia dhe që konsiderohet si hasmi i Nel Çamit në Elbasan, edhe ky i vrarë në Spanjë. Kampionati është aq i egër sa minutë pas minute shënohet goli. Policia vijon të jetë në gjendje kllapie te plote, ku me këtë sistem drejtesie, zor se ka zot ti dali, për zot kësaj situate. Siguroni kokën çuna…,”-shkruan Qyno.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Vendi s’gjen qetësi! Atentat në Elbasan, ekzekutohet brenda makinës Everest Çaka, i plagoset gruaja! Viktimës i vranë vëllanë, 11 vite më parë e akuzonin për vrasje. Lidhja e të ndjerit me ‘Alibejt’

(k.m/dosja.al)

Shto Koment