Aktualitet

Adriatik Tresa ishte ortak në një kompani farmaceutike, familjarët duan ta varrosin në Shqipëri: Këtu s’ndihemi të sigurtë, duam mbrojtje se nuk po hetohet për vrasësit, ata u arratisën, ne përfunduam në komisariat…

VIDEO
Mediat vendase shtojnë se të afërmit e viktimës po bëjnë procedurat për nisjen e trupit të Tresës në Shqipëri dhe po analizojnë mundësinë e varrimit të tij në vendin e lindjes. Pista kryesore ku po hetohet është prishja e pazareve të kokainës në grupet që ishte përfshirë shqiptari, por kjo çështje është vënë në pikëpyetje nga Diego Camacho, avokati i familjarëve të Tresës.
Featured image of article: Adriatik Tresa ishte ortak në një kompani farmaceutike, familjarët duan ta varrosin në Shqipëri: Këtu s’ndihemi të sigurtë, duam mbrojtje se nuk po hetohet për vrasësit, ata u arratisën, ne përfunduam në komisariat… Pamjet, Adriatik Tresa dhe momente para vrasjes
Përditësuar:

EKUADOR- Familjarët e shqiptarit, Adriatik Tresa,  i cili u ekzekutua të premten e javës së kaluar po kërkojnë mbrojtje nga autoritetet vendase. Sipas mediave të huaja familjarët e 45-vjeçarit akuzojnë drejtësinë ekuadoriane, e cila sipas tyre nuk po kryen asnjë hetim për të gjetur vrasësit, të cilët ishin të maskuar si policë.

Mediat vendase shtojnë se të afërmit e viktimës po bëjnë procedurat për nisjen e trupit të Tresës në Shqipëri dhe po analizojnë mundësinë e varrimit të tij në vendin e lindjes. Pista kryesore ku po hetohet është prishja e pazareve të kokainës në grupet që ishte përfshirë shqiptari, por kjo çështje është vënë në pikëpyetje nga Diego Camacho, avokati i familjarëve të Tresës.

“Ai ishte ortak në një kompani farmaceutike. Pse Policia ndaloi anëtarët e familjes dhe me gjithë nuk shkuan për të gjetur automjetet? Nuk ndoqën njerëzit që qëlluan,”- shtoi ai më tej.

Walter Jaramillo, prokuror i çështjes, tha se nga 8 personat e ndaluar, vetëm një u mbajt në paraburgim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ata ndryshuan skenën e ngjarjeve. Kur ndryshuan skenën e ngjarjeve, ata morën dokumentacionet, celularët, si dhe supozohet se ata morën para që i kishte shtetasi shqiptar “- ka thënë ai.

Vrasja e Adriatik Tresës ndodhi më 21 nëntor në vilën ku shqiptari jetonte me familjen e re në Ekuador, në qytetin e Guyakilit. Tresa, 45 vjeç, nga Tirana u ekzekutua në mënyrë makabre në shtëpinë e tij, nga një grup prej 7 personash që hynë në banesë duke gënjyer rojet se ishin policë.

Ekzekutorët ishin të veshur me jelekë me mbishkrimin “Policia” dhe mbanin edhe fenelinat ndezur mbi makinë. Një javë para vrasjes, Tresa mundi t’i shpëtojë një pengmarrjeje, që ka bërë hetuesit të bindur se shkaku i vrasjes kanë qenë pazaret e prishura të drogës. Shqiptari ka qenë i skeduar në Ekuador për një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë këtu edhe vrasjen e një gazetari në vitin 2013, ngjarje për të cilën u lirua për mungesë provash.

(a.k;f.m/dosja.al)

Shto Koment