Politike

Vrasja e 25 vjeçarit nga efektivi i policisë, Meta: Përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë. Ngushëllime familjes!

Reagimi i Metës vjen një ditë pas ngjarjes së rëndë. Në postimin e tij të bërë në Facebook Presidenti i shpreh ngushëllimet familjes së të riut duke shtuar se janë bërë dy vite që po shikojmë aktet e dhunës ekstreme të policisë.
Featured image of article: Vrasja e 25 vjeçarit nga efektivi i policisë, Meta: Përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë. Ngushëllime familjes! Klodian Rasha dhe Ilir Meta
Përditësuar:

TIRANË-Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha i cili u vra nga efektivi i policisë.

Reagimi i Metës vjen një ditë pas ngjarjes së rëndë. Në postimin e tij të bërë në Facebook Presidenti i shpreh ngushëllimet familjes së të riut duke shtuar se janë bërë dy vite që po shikojmë aktet e dhunës ekstreme të policisë.

Meta shkruan se përgjegjësi direkte për këtë ngjarje kanë funksionarët e lartë dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dashur familjarë të të ndjerit Klodian Rasha,Më lejoni T’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta, në rrethana tashmë të bëra publike, të djalit dhe të afërmit Tuaj, i vrarë me armë zjarri nga një punonjës i Policisë së Shtetit, ngjarje shumë e rëndë dhe e dënueshme, që na ka tronditur thellësisht të gjithëve.Të dashur qytetarë,Policia e Shtetit ka mision të ruajë rendin e sigurinë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktet Ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.Fatkeqësisht, të gjithë jemi bërë dëshmitarë, veçanërisht në dy vitet e fundit se, aktet e përdorimit të dhunës ekstreme dhe shproporcionale nga efektivë të caktuar të Policisë së Shtetit, kanë ardhur duke u përshkallëzuar.Kjo është përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla.Uniforma e Policisë së Shtetit është përfaqësuese e drejtpërdrejt e autoritetit shtetëror, por dhe e besimit që qytetarët kanë ndaj shtetit.Për ta fituar dhe për ta mbajtur atë, duhet integritet, meritë, profesionalizëm, paanshmëri, pavarësi, vetëpërmbajtje dhe mbi të gjitha ligjshmëri dhe respektim i të drejtave e lirive themelore të njeriut.Këto janë parimet mbi të cilat duhet të ushtrojë detyrën çdo efektiv policie.Çdo akt tjetër përtej ligjit dhe misionit të saj, i kryer nga Policia e Shtetit dhe efektivët e saj, është i papranueshëm, nuk duhet të tolerohet, por duhet të ndëshkohet.Ju bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe autoriteteve të tjera shtetërore, t`i përgjigjen menjëherë nevojës së mbarë shoqërisë për drejtësi, përmes një hetimi të shpejtë, të plotë, të pavarur, objektiv dhe transparent për ngjarjen e rëndë të vrasjes së shtetasit Klodian Rasha.I kërkoj Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kriminal, të kryer nga organi që kapikërishtdetyrën të mbrojë jetën e qytetarëve.Zbardhja e plotë e ngjarjes së rëndë duhet të shërbejë, si një moment kthese dhe reflektimi mbi ligjshmërinë e akteve të Policisë së Shtetit, jo vetëm të një individi, por e të gjithë zinxhirit komandues, që nga mënyra e rekrutimit, trajnimit dhe orientimit të efektivëve të policisë, deri te nxitja e veprimeve apo sjelljeve jashtë kërkesave të ligjit, që më pas çojnë edhe në ngjarje të tilla, të papranueshme për të gjithë shoqërinë tonë.I kërkoj Avokatit të Popullit të ndjekë nga afër këtë rast dhe të dalë me rekomandime të posaçme për Policinë e Shtetit e që duhet të adresohen menjëherë nga kjo e fundit.I bëj thirrje shoqërisë civile të jetë më aktive në krah të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve në raport me veprimet e Policisë së Shtetit, e të monitorojë në mënyrë konstante veprimtarinë e saj.KOHA PËR DREJTËSI ËSHTË TANI!

25-vjeçari Klodian Rasha është përcjellë sot në orën 11:00 për në banesën e fundit Klodian Rasha, pasi u qëllua për vdekje dje nga efektivi i forcave “Shqiponja”. Polici u mor sërish në pyetje sot dhe sërish mbajti të njëjtin version, duke pretenduar se kishte menduar që i riu i kishte drejtuar armën dhe prandaj e kishte qëlluar. Lidhur me vrasjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi, duke bërë thirrje vetëm për zbardhjen e rastit. Ndërkohë që sot për të janë organizuar dy protesta, një nga të rinjtë e FRPD-së dhe një nga qytetarët. Ndërkohë që ngjarja ka bërë bujë, ende asnjë reagim as nga maxhoranca dhe as nga presidenti Ilir Meta.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment