Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçares nga babai dhe vëllai/ Eksperti mjeko-ligjor shpjegon çfarë gjeti në nofullën e vajzës: Kishte dëmtim në formë rrethi

Eksperti mjeko-ligjor, Admir Sinamati, i cili është marrë me analizimin e mbetjeve skeletike të Eglantina Bucit, që u vra nga babai dhe vëllai i saj në vitin 2012.
Featured image of article: Vrasja e 23-vjeçares nga babai dhe vëllai/ Eksperti mjeko-ligjor shpjegon çfarë gjeti në nofullën e vajzës: Kishte dëmtim në formë rrethi Admir Sinamati

Pas 8 viteve janë nxjerrë dëshmi tronditëse të një krimi në familje të ndodhur në vitin 2012. Eglantina Buci u vra nga i ati dhe vëllai i saj.

Eksperti mjeko-ligjor, Admir Sinamati, i cili është marrë me analizimin e mbetjeve skeletike të Eglantina Bucit, që u vra nga babai dhe vëllai i saj në vitin 2012, ka folur në Open rreth pyetjeve që është interesuar prokurori i çështjes dhe për gjetjet në Malin me Gropa, ku dyshohet se u varros.

Ai ka thënë se mbetjet skeletike që janë gjetur në Malin me Gropa, shfaqet qartë një dëmtim në nofullën e majtë dhe është shkaktuar nga një armë zjarri.

“Kemi marrë disa mbetje skeletike me datë 23/03/2018. Bëhej fjalë vetëm për disa mbetjeve. Që i ishte inspektuar fillimisht nga një grup tjetër. Nga trupi njerëzor përbëhet nga një numër i madh eshtrash. Trupi është i plotë ka skeletin ndërsa kur gjendet një pjesë e një kocke bëhet fjalë për një mbetje skeletike. Në bëmë krahasimin me të dhënat e marra, më të dhënat policore për të bërë identifikimin e personit konkret. Është përcaktuar nga ekspertiza e parë që eshtrat i përkasin një femre dhe me moshë të përafërt” tha Sinamati.

Eshtrat kanë qenë në Kosovë dhe në Gjermani, ku çaloj?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Eshtrat janë dërguar dhe kampionet janë dërguar në institute homologe në vende me të cilët bashkëpunon ministria e Brendshme se tek ne mungon laboratori i gjenetikës dhe është e pamundur të bëhet. Agjencia në Kosovë ka një laborator të mirë dhuratë nga Amerika”

“Pasi është kryer ekspertiza e parë janë treguar detaje dhe është përshkruar dëmtimi në pjesën e majtë të nofullës së poshtme. Pyetja ka qenë lidhur me përcaktimin e dëmtimit dhe shkakun e këtij dëmtimi dhe nëse është me armë. Distanca dhe drejtimi i qitjes. Përfundimi është se te kocka e ekzaminuar që i përket anës së majtë të nofullës është konstatuar një dëmtim në formë rrethi. Por janë fshirë gjurmë të faktori plotësues. “

A përcakton se plumbi i ka marrë jetën?

“Duke parë drejtimin e qitjes nga e djathta në të majtë kuptohet se në nofullën e poshtme gjinden shumë vaskualitet me rruaza të gjakut dhe kjo predhë mund të jetë bërë shkak. Kufoma është dëmtuar nga një armë zjarri. Por nuk e themi dot nëse i përket Eglantina Bucit.”

Marrë nga Top Channel

Shto Koment