Aktualitet

Mbylli qepenin deri në gjysmë dhe goditi në kokë me metrin metalik 63-vjeçaren/ Si ndodhi krimi në Durrës, burri kishte shfaqur shenja depresioni

Ruzhdi Tosuni goditi disa herë në kokë gruan e tij me metër metalik, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.
Featured image of article: Mbylli qepenin deri në gjysmë dhe goditi në kokë me metrin metalik 63-vjeçaren/ Si ndodhi krimi në Durrës, burri kishte shfaqur shenja depresioni Foto nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë që ndodhi në Durrës mesditën e sotme ku Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç vrau gruan e tij, Hajdie Tosuni.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 63-vjeçari, pasi u fut në dyqanin me metrazhe që është në pronësi të tyre, mbylli deri në gjysmë qepenin dhe pas debateve goditi disa herë në kokë me një metër metalik (që maten copat) gruan e tij. Të njëjtat burime bëjnë me dije se çifti kishte konflikte të vazhdueshme dhe madje shpeshherë Ruzhdiu shprehej se do të vriste gruan e tij.

Po kështu, për shkak të grindjeve të vazhdueshme me gruan, ditët e fundit 63-vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni. Çifti i përkiste komunitetit rom dhe se ishin durrsakë të vjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një burrë qëlloi bashkëshorten me levë brenda një dyqani metrazhesh. Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç vrau gruan e tij, Hajdie Tosuni, 59 vjeçe. 

J.V/Dosja.al 

Shto Koment