Aktualitet

Atentati ndaj Preng Gjinit drejt zbardhjes! Kamerat fiksuan nipin e Kastriot Reçit në vendngjarje, veshur me treçerekshe e kapele piu kafe pranë urës si italian, nën hundën e policisë, iku në Maqedoni pas sulmit dhe u kthye 3 ditë më vonë

Gazetari Elton Qyno shkruan se personi i identifikuar është pikërisht njëri nga djemtë e vëllait të, Kastriot Reçit, i cili mbeti i vrarë me snajper, në janar 2020 në qendër të Rrëshenit. Tashmë, dhjetë ditë nga atentati me tritol C4 në qendër të Tiranës, ndaj Preng Gjinit, policia dhe prokuroria e Tiranës, thuajse kanë zbardhur të gjithë dinamikën e këtij krimi të rëndë dhe tre autorët, që kanë organizuar gjithçka. Në vijim, pritet që të procedohet me arrestimin e të riut, A. Reçi.
Featured image of article: Atentati ndaj Preng Gjinit drejt zbardhjes! Kamerat fiksuan nipin e Kastriot Reçit në vendngjarje, veshur me treçerekshe e kapele piu kafe pranë urës si italian, nën hundën e policisë, iku në Maqedoni pas sulmit dhe u kthye 3 ditë më vonë Preng Gjini dhe foto nga vendi i ngjarjes

TIRANË– Kamerat e sigurisë pranë zonës ku ndodhi atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, kanë pikasur nipin e Kastriot Reçit, me familjen e të cilit, shënjestra është në gjak prej vitesh. Pamjet filmike që ndodhen në duart e prokurorisë, kanë pikasur të riun e identifikuar si A. Reçi, i cili ka qenë pranë urës së NSHRAK-ut, në momentin që ndodhi ngjarja.

Gazetari Elton Qyno shkruan se personi i identifikuar është pikërisht njëri nga djemtë e vëllait të, Kastriot Reçit, i cili mbeti i vrarë me snajper, në janar 2020 në qendër të Rrëshenit. Tashmë, dhjetë ditë nga atentati me tritol C4 në qendër të Tiranës, ndaj Preng Gjinit, policia dhe prokuroria e Tiranës, thuajse kanë zbardhur të gjithë dinamikën e këtij krimi të rëndë dhe tre autorët, që kanë organizuar gjithçka. Në vijim, pritet që të procedohet me arrestimin e të riut, A. Reçi.

7 muaj nga vrasja makabre e Kastriot Reçit, kjo familje ka kundërvepruar duke aktivizuar, djemtë e rinj të familjes. Duket se etja, për tu hakmarrë ndaj familjes Gjini, dhe më konkretisht ndaj ish-policit, Preng Gjini, ka çuar në futjen në veprim të djemve të rinj të familjes Reçi, ndërsa baballarët e tyre kanë qëndruar të qetë në banesat respektive në Rrëshen.

Njëri nga nipat e Kastriot Reçit, me inicialet A.Reçi, ka qenë pikërisht në vendin e ngjarjes, ku ka qëndruar në lokal shumë pranë urrës së Nisharakut, dhe prej andej mësohet se është personi që ka aktivizuar lëndën shpërthyese. A.Reçi, ka qëndruar në lokal dhe i është prezantuar kamerierit si shtetas Italian, duke komunikuar me të në italisht. A.Reçi, më pas ka paguar dhe gjatë këtij moment mësohet se e ka pyetur kamerierin se nga cila ana e qytetit binte rruga e Elbasanit.

Siç shkruan Qyno, A.Reci, ka dalë më pas nga lokali. E gjithë kjo skenë është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku A.Reçi, shfaqet me pantallona treçereshke, me kapele, me flokë të gjata dhe në shpinë mbante, një çantë ngjyrë kafe. Teksa ka dalë nga lokali ai ka qëndruar disa minuta në këmbë në trotuar dhe menjëherë pas momentit të shpërthimit të fuqishëm A.Reçi, ka filluar të lëvizë dhe mandej të vrapojë, duke u larguar me shpejtësi. Një seri filmimesh të sekuestruara nga policia kriminale e Tiranës, tregojnë qartazi se njëri nga nipat e familjes Reçi, A.Reçi vrapon drejt rrugës “Gjergj Fishta” në drejtim të kryqëzimi “Vasil Shanto”.

Silueta e A.Reçit shfaqet deri në rrugën e Elbasanit, ku prej këndej ai është larguar në drejtimit të qytetit të Elbasanit dhe më pas shfaqet në pikën kufitare të “Qafë-Thanës”. Pikërisht nga kjo pikë kufitare A.Reçi ka dalë nga Shqipëria duke hyrë në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse ka qenë në lupën e policisë, çuditërisht ai është lejuar të kalojë në Maqedoni. Dy apo tre ditë pas datës 15 shtator, çuditërisht ky person futet sërish në Shqipëri, duke përdorur sërish portën kufitare të “Qafë-Thanës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai nuk është ndaluar nga policia as kur doli dhe as kur hyri, pavarësisht lidhjeve dhe historisë së hakmarrjes me familjen Gjini.

Identifikimi i tij është kryer nga kamerat e sigurisë dhe nga disa burime operative në qytetin e Rrëshenit. Kjo është ngjarja e parë, e zbardhur nga policia dhe prokuroria, mes 6 serive të atentateve me viktima Gjini dhe Reçi, që nuk janë zbardhur sot e kësaj dite. Pritet që në ditët në vijim policia të ndërhyjë dhe kryejë arrestime, lidhur me atentatin me gati 400 gramë tritol të vendosur në makinën tip “Benz” të Fatjon Dautaj, por që në pasditen e 15 shtatorit 2020, mjeti përdorej nga objektivi i këtij atentati, Preng Gjini. Sipas policisë, sasia prej gati 400 gramë eksploziv, ishte vendosur brenda në motor, dhe ka shumë gjasa që të jetë futur nga poshtë, duke e lidhur me tel bari ose ngjitës, në mënyrë që të mos rrëzohej. Shpërthimi është kryer me pult.

Një ditë pas ngjarjes janë kryer kontrolle të imtësishme në qytetin e Rrëshenit, ku në fokus kanë qenë banesat e vëllezërve Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi. Gjatë këtyre kontrolleve nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm dhe të gjithë vëllezërit ishin në banesat respektive. Vetë anëtarët e familjes Reçi janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë dhe kanë kërkuar që të zbardhen vrasjet e dy vëllezërve të tyre, Kastriot dhe Gasper Reçi.

Preng Gjini ndodhet aktualisht në Turqi ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai u nis për kurim jashtë vendit, pasi rrezikon të humbasë njërin sy si pasojë e dëmeve të mëdha që ka marrë pas shpërthimit të tritolit, dhe në Shqipëri nuk ia mundësonte asnjë lloj spitali kurën që i duhej.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment