Sociale

Vranësira dhe reshje/ Meteorologu bën parashikimin: Kjo javë do të mbyllet pa diell, zonat ku do të bjerë shi (VD)

Meteorologu Akil Osmani ka deklruar se kjo javë do të  mbyllet me vranësira dhe reshje shiu, pasi 10 ditët e kaluara temperaturat ishin më të larta sesa  normalja.
Featured image of article: Vranësira dhe reshje/ Meteorologu bën parashikimin: Kjo javë do të mbyllet pa diell, zonat ku do të bjerë shi (VD) Meteorologu, Akil Osmani.

TIRANË– Moti ka qenë i paqëndrueshëm ditët e fundit me luhatje të herë pas hershme të temperaturave.  Teksa ka folur në emisionin e mëngjesit “Abc-ja e Mëngjesit”, meteorologu Akil Osmani ka folur për parashikimin e motit në javët e ardhshme.

Sipas tij kjo javë e fundit e majit do të mbyllet me vranësira dhe reshje shiu, kryesisht në zonat malore. Ndër të tjera meteorologu tha se kjo vjen pasi 10-ditëshi u shoqërua me temperatura të larta, më shumë sesa është normalja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Deri të premten këto temperatura do të shkojnë deri në 29 apo 27. Kemi shtim të vranësirave dhe priten reshje shiu në zonat malore dhe në zonat e ultësirës perëndimore kryesisht në orët e pasdites. Në fundjavë do të pritet një rritje e lehtë, por vranësira do të mbeten. 10-ditëshi që kaloi ka pasur temperaturë shumë të larta. Në det era pritet që të jetë pak më problematike ndërsa në tokë jo.”-u shpreh Akil Osmani.

A.C/Dosja.al

Shto Koment