Aktualitet

Vranë dy vëllezërit në ‘Golf 6’, autorët largohen me shpejtësi ‘skëterrë’ drejt Fushë Krujës, banorët e zonës dëgjuan gjithçka

Viktimat kanë qënë duke udhëtuar me një automjet tip “Golf 6”. Ndërsa autorët dyshohet se janë larguar drejt Fushë-Krujës.
Featured image of article: Vranë dy vëllezërit në ‘Golf 6’, autorët largohen me shpejtësi ‘skëterrë’ drejt Fushë Krujës, banorët e zonës dëgjuan gjithçka Pamje nga vendngjarja

DURRËS– Detaje të reja dalin nga vrasja në Durrës. Mësohet se fillimisht të shtënat me armë i kanë dëgjuar banorët e zonës, dhe kanë njoftuar në telefon Policinë.

Viktimat, dy vëllezër, kanë qënë duke udhëtuar me një automjet tip “Golf 6”. Ndërsa autorët dyshohet se janë larguar drejt Fushë-Krujës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzektutorët e tyre. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment