Aktualitet

U qëllua me plumb në kokë gjatë përleshjes, Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për autorët e grabitjes së pikës së këmbimit në Fier

Prokuroria e Fierit ka kërkuar burg të përjetshëm për tre autorët që plagosën pronarin e pikës së këmbimit në tentativë për ta grabitur, ndërsa vranë mikun e tij, Agur Vrenozin gjatë përleshjes.
Featured image of article: U qëllua me plumb në kokë gjatë përleshjes, Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për autorët e grabitjes së pikës së këmbimit në Fier

FIER-Prokuroria e Fierit ka kopsitur dosjen e grabitjes së pikës së Exchange në Fier dy vite më parë, ku mbeti i vrarë Agur Vrenozi dhe u plagos Gëzim Hoxha. Për Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gugalin, organi i akuzës ka kërkuar dënim të përjetshëm. Sipas dosjes së prokurorisë, të tre këta persona, hynë për të grabitur pikën e këmbimit valuator të Hoxhës, ndërsa gjatë përleshjes vranë edhe Vrenozin, i cili erdhi në ndihmë pronarit të Exchange. Ky i fundit ndërkohë u shpall qytetar nderi për aktin e tij.

Më 2 mars të 2018-ës, dy persona të maskuar dhe të armatosur u futën brenda pikës së Exchange dhe në tentativë për ta grabitur, u përleshën me pronarin. Ndërkohë personi i treti qëndronte në makinë, duke i pritur. Pronari i godinë, Agur Vrenozi ku ka parë skenën mori një karrige dhe filloi të përleshje me grabitësit. Në përleshje e sipër, Demiraj nxorri automatikun dhe e qëlloi në kokë. Pas vrasjes ata morën çantën me para dhe u larguan nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur në fshatrat e Fierit. Vetëm pak orë nga krimi, policia arriti që të arrestonte autorët, të cilët kishin me vete edhe çantën me 10 milion lekë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në seancat gjyqësore, Demiraj ka thënë për hetuesit se nuk kishte si qëllim të lëndonin njeri, por situata u doli nga kontrolli. Ndërsa Zini Fyraj, i arrestuar edhe më parë për vjedhje është shprehur se grabitjen e bëri për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment