Sport

“Votoni ndryshimin”, kuqezinjtë e Kombëtares, në krah të Lulzim Bashës

Një pjesë e ish-futbollistëve kuqezi të Kombëtares në morën pjesë në finalet e Euro 2016-tës, dalin në mbështje të Partisë Demokratike, duke bërë thirrje për të votuar ndryshimin për të mirën e Shqipërisë dhe për të mirën e sportit…
Featured image of article: “Votoni ndryshimin”, kuqezinjtë e Kombëtares, në krah të Lulzim Bashës

TIRANE – Një pjesë e futbollistët e Kombëtares së futbollit, kuqezinjtë e Euro 2016-tës, kanë dalë në mbështetje të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit. Lojtarët shprehen, se “për të mirën e sportit dhe vendit” duhet të votohet PD më 25 prill.

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, si dhe disa nga shokët e tij, me anë të një video-mesazhi të publikuar i fton të gjithë qytetarët që të votojnë për PD të dielën. “Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga Mavraj.

Edhe mesfushori Egys Kaçe i është bashkuar po ashtu shokëve të tij të skuadrës, ku ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë të dielën PD.

Ish-kapiteni, mbrojtësi i majtë Ansi Agolli, gjithashtu i është bashkuar thirrjes: “Votoni ndryshimin”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu edhe sulmuesi Eros Grezda i është bashkuar apelit për të votuar ndryshimin të dielën më 25 prill.

Të gjitha video-mesazhet e lojtarëve janë publikuar në faqen e tij të Facebook nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Kryedemokrati i ka falënderuar lojtarët për mbështetjen e tyre.  “Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Dilni dhe votoni ndryshimin”, ka shkruar Basha.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment