Politike

Votoi 7 ligjet e reformës në drejtësi, Kryemadhi: Jam penduar, PD-ja kishte të drejtë

Kryetarja e LSI-së është shprehur mjaft e penduar për faktin se ka votuar 7 ligjet e reformës në drejtësi në datë 30 mars të vitit 2017.
Featured image of article: Votoi 7 ligjet e reformës në drejtësi, Kryemadhi: Jam penduar, PD-ja kishte të drejtë Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Repolitix” mbrëmjen e sotme foli rreth situatës politike në Shqipëri dhe për strategjinë që do të ndjekin. E pyetur për faktin që ka votuar 7 ligjet e reformës në drejtësi në datë 30 mars të vitit 2017, Kryemadhi u shpreh e penduar.

“Unë po. Sepse problemet që ngriti PD-ja kanë dalë të vërteta sot, po të kishim reflektuar në propozimet e PD-së do të kishim një SPAK dhe Byronë të ngritur. Nuk do të ishim në kushtet që jemi sot, pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. 7 ligjet vonuan të gjithë procesin. Ndërkombëtarët kanë harxhuar mbi 40 mln euro dhe kanë mashtruar veten e tyre. Teknikë, burokratë,”- tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment