Rajoni

Voto e 61 që i mundësoi Hotit të vinte në pushtet/ Kush është deputeti që rrezikon rrëzimin e qeverisë në Kosovë…

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi, i cili votoi pro formimit të qeverisë Hoti, edhe pse ishte i dënuar nga gjykata. Arfi ishte vota e 61-të, me të cilën Hotit iu mundësua të bëhet kryeministër.
Featured image of article: Voto e 61 që i mundësoi Hotit të vinte në pushtet/ Kush është deputeti që rrezikon rrëzimin e qeverisë në Kosovë… Avdullah Hoti

PRISHTINË – Gjykata Kushtetuese mundet ta kthejë në pikën zero zgjedhjen e qeverisë në Kosovë. Sipas GazetaExpress së fundmi pritet të publikohet një aktvendim lidhur me rastin e votimit të qeverisë Hoti që mund të rrëzojë qeverinë e tij.

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi, i cili votoi pro formimit të qeverisë Hoti, edhe pse ishte i dënuar nga gjykata. Arfi ishte vota e 61-të, me të cilën Hotit iu mundësua të bëhet kryeministër.

“Me provat që dëshmojnë qartazi se z. Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit, sot, disa deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për antikushtetueshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të z. Arifi, i cili e bën të pavlefshëm dhe jokushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës”,- thuhej në deklaratën e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencionet. Edhe pas këtij dënimi, ai kishte marrë pjesë në seancën e 3 qershorit, kur u zgjodh qeveria e re e Kosovës, pas rrëzimit të Albin Kurtit. Ndërsa para një muaji, Arifi është dorëzuar vetë në polici për ta vuajtur dënimin.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment