Rajoni

Votimi mbyllet në orën 21:00/ Pjesëmarrja e qytetarëve deri më tani në Maqedoninë e Veriut

Sot në Maqedoninë e Veriut është raundi final i zgjedhjeve të parakohshme paralamentare, e ndërkohë që votimi do të vijojë deri në orën 21:00 deri më tani kanë votuar 31.78 % e votuesve.
Featured image of article: Votimi mbyllet në orën 21:00/ Pjesëmarrja e qytetarëve deri më tani në Maqedoninë e Veriut Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT– Maqedonia e Veriut ditën e sotme mban zgjedhjet e dhjeta parlamentare.

Autoritetet zgjedhore në vend njoftojnë se deri në ora 15:00, gjithsejtë deri më tani kanë votuar 576,576 qytetarë e përkthyer në 31.78 % e votuesve.

Sipas njësive zgjedhore, njësia e tretë ka pjesëmarrjen më të madhe të votuesve deri në orën 15:00, ndërsa pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në njësinë zgjedhore numër gjashtë.

Njësia e Parë Zgjedhore 34.51 %

Njësia e Dytë Zgjedhore 29.96%

Njësia e Tretë Zgjedhore 37.24%

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njësia e Katërt Zgjedhore 35.56%

Njësia e Pestë Zgjedhore 31.51%

Njësia e Gjashtë Zgjedhore 22.85%

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur prej ditës së hënë, ku së pari kanë votuar personat me COVID-19,  duke zgjatur kështu për 3 ditë. Sot po zhvillohet edhe raundi i fundit të zgjedhjeve, ku po voton edhe gjithë pjesa tjetër e popullsisë. Deri më tani ka votuar edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti si edhe Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev i cili tha se këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme.

A.C/Dosja.al

Shto Koment