Rajoni

Votimi i qeverisë Hoti, reagon Thaçi: I uroj suksese, ofroj bashkëpunimin tim të plotë

Thaçi shkruan se i uron suksese qeverisë së dhe i ofron bashkëpunim të plotë për jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare
Featured image of article: Votimi i qeverisë Hoti, reagon Thaçi: I uroj suksese, ofroj bashkëpunimin tim të plotë Hashim Thaçi, President i Kosovës

KOSOVË- Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit të qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës. Në një reagim në mediat sociale, Thaçi shkruan se i uron suksese qeverisë së dhe i ofron bashkëpunim të plotë për jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.  

“I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, shkruan Thaçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova nga sot do të ketë qeveri të re. Abdullah Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit, pasi arriti të siguronte 61 pro dhe ka formuar kabinetin e tij qeveritar. Seanca për zgjedhjen e Hotit u zhvillua sot dhe kryeministri i ri ka treguar prioritetet e punës që ishin rimëkëmbja e ekonomisë dhe dialogu me Serbinë. Vetëvendosje ka thënë se kjo zgjedhje është jolegjitime dhe bojkotuar seancën.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment