Politike

Votimi i Kodit të ri Zgjedhor/ Reagon Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE, Gahler: Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit

Gahler ka reaguar në lidhje me qëndrimin e Ramës ndaj marrëveshjes së 5 Qeshorit. Ai shprehet se Rama pengon zgjedhjet e ardhshme te prillit. 
Featured image of article: Votimi i Kodit të ri Zgjedhor/ Reagon Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE, Gahler: Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit Michael Gahler

TIRANE– Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler ka reaguar  ashpër për votimin e sotëm në Parlament për Kodin Zgjedhor. Gahler shprehet se Rama po pengon zgjedhjet e ardhshme të prillit.

Reagimi i Gahler:

Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme,  dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.

Sot Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Listat kanë ngelur sërish të mbyllura, ndërsa koalicionet nuk do të jenë më si në zgjedhjet e shkuara, por partitë do të garojnë bashkë në një listë të përbashkët.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment