Politike

Votimi i 2 anëtarëve të Kushtetueses, Manja i përgjigjet Metës: Ja pse nuk u zbatua radha, bllokove procesin

Ulsi Manja lidhur me mos respektimin e radhës për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.
Featured image of article: Votimi i 2 anëtarëve të Kushtetueses, Manja i përgjigjet Metës: Ja pse nuk u zbatua radha, bllokove procesin Presidenti Ilir Meta dhe Ulsi Manja, deputet i PS

TIRANË- Deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, iu përgjigj Presidentit Ilir Meta në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, lidhur me mos respektimin e radhës për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Deputeti Manja deklaroi se “Radha përcakton kompetencës e ushtrimit të të drejtës për organin, por nuk përcakton kohën kur duhet të veprojë njëri organ dhe kur tjetri. Aq më tepër, që radha në rastin konkret, nuk mund të zbatohet siç pretendon presidenti, sepse radha është përcaktuar në kushte normale të përtëritjes së Gjykatës Kushtetuese, dhe jo në situatën ku jemi ne, kur Kushtetuesja u boshatis nga Vettingu. Është një situatë jonormale”.

PJESË NGA DEKLARATA

Unë nuk e mendoj një debat mes Kuvendit dhe Presidentit, sepse në procesin e kompozimit të Gjykatës Kushtetuese jemi katër organeve kushtetuese, KED, që prodhon listat me kandidatët, Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti i Republikës dhe Gjykata e Lartë. Pra, është një raport mes këtyre tre organeve dhe KED. KED ka sjell dy lista me katër emra. Kuvendi, brenda 30 ditëve që ka marrë listat, është në të drejtën e tij për të zgjedhur dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Edhe Presidenti me të njëjtën procedurë nga marrë nga KED dy lista me emrat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fund të fundit organet kushtetuese të përfshira në këtë proces, pra të kompozimit të Gjykatës Kushtetuese, veprojnë në mënyrë të pavarur. Lidhur me radhën që pretendon presidenti, është e vërtetë. Kushtetua ka përcaktuar radhën e zgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses, sepse në proces janë tre institucione, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.

Dihet që anëtarët e Kushtetuese zgjidhen për mandat 9-vjeçar. Radha përcakton kompetencës e ushtrimit të të drejtës për organin, por nuk përcakton kohën kur duhet të veprojë njëri organ dhe kur tjetri. Aq më tepër, që radha në rastin konkret, nuk mund të zbatohet siç pretendon presidenti, sepse radha është përcaktuar në kushte normale të përtëritjes së Gjykatës Kushtetuese, dhe jo në situatën ku jemi ne, kur Kushtetuesja u boshatis nga Vettingu. Është një situatë jonormale.

Është bllokim i pastër. Kemi dhe absurditetin tjetër, kur afati kushtetues pezullohet me një letër. Afati as nuk mund të pezullohet, as të zgjatet. Presidenti kishte 30 ditë kohë për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese.

(Marrë nga Balkanweb)

Shto Koment