Politike

“Votimet në 30 janë nul”, Basha deklaratë të fortë: Opozita dhe qytetarët janë në këmbë, do i dalim për zot vendit

Sipas tij opozita dhe qytetarët janë në këmbë dhe nuk do të lejojnë që në Shqipëri të instalohet diktatura e Ramës

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga dekalrata urgjente për mediat ka deklaruar dhe njehrë se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Sipas tij opozita dhe qytetarët janë në këmbë dhe nuk do të lejojnë që në Shqipëri të instalohet diktatura e Ramës. Më tej ai u shpreh se nuk do të bëjnë asnjë hap pas dhe do i dalin për zot vendit.

“Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme për aq kohë sa Edi Rama është kryeministër dhe për aq kohë sa kriminelët e politikës dhe të rrugës që vodhën zgjedhjet në Durrës, Dibër dhe gjithë Shqipërinë të dalin para drejtësisë. Votimet e 30 qershorit janë nul, janë dhe do të jenë zero. Ato janë tentativë për grusht shteti i Edi Ramës për të rrëmbyer të gjithë qeverisjen vendore të Shqipërisë, me të njejtat banda dhe kriminelë që ka vjedhur edhe zgjedhjet e 2015-s dhe të 2017-s. Opozita dhe qytetarët janë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë! Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të instalohet përfundmisht regjimi autokratik kriminal i Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama t’i shkojë deri në fund planit të tij kriminal për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe për të destabilizuar vendin. Asnjë hap pas! Ne do t’i dalim për zot Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Basha ka dalë sot në një deklaratë urgjente, ku ka bërë thirrje kundër zgjedhjeve. Basha u shpreh se 30 qershori është nul. Ai komentoi anulimin e vizitës së delegacionit të KiE dhe shtoi se ishte shenjë e qartë se zgjehdjet nuk i do askush. Kreu i PD tha se opozita nuk do i njoh zgjedhjet dhe nuk do lejojë që të shkoj deri në fund plani kriminal i Edi Ramës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment