Politike

VOTAT+MANDATET/ Numërohen mbi 93.8% të kutive të votimit! Vazhdon ‘beteja’  në Tiranë dhe Durrës, LSI del me rezultatin më të keq historik!

10 qarqet e kanë mbyllur rezultatet përfundimtare të votave, vijion ende ‘beteja’ e numërimit në Tiranë dhe Durrës.
Featured image of article: VOTAT+MANDATET/ Numërohen mbi 93.8% të kutive të votimit! Vazhdon ‘beteja’  në Tiranë dhe Durrës, LSI del me rezultatin më të keq historik! Foto Ilustruese

TIRANË– Janë numëruar mbi 93.8% të kutive në rang vendi! 10 qarqet e kanë mbyllur rezultatet përfundimtare të votave, vijion ende ‘beteja’ e numërimit në Tiranë dhe Durrës.

Në total janë numëruar 4881 kuti nga 5199   dhe rezultati vijon si më poshtë:

Partia Socialiste 48.67%  ose 709, 720 vota, e përkthyer në 74 mandate

Partia Demokratike 39.4 % ose  574, 532vota, e përkthyer në 59 mandate

LSI 6.86 % ose 100,059 vota, e përkthyer në 4 mandate

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PSD 2.24 % ose 32, 672 vota në rang vendi, e përkthyer në 3 mandate

Në Tiranë kanë mbetur 240 kuti të pahapura ende, ndërsa në Durrës kanë mbetur 70.

Qarqet, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Tiranë, Durrës, Korçë dhe Fier janë në favor të Partisë Socialiste duke u ngjyros lejla në hartë, ndërsa Veriu i Shqipërisë me qarqet, Diber, Kukës, Shkodër dhe Lezhë janë në favor të PD-së.


HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 90% e kutive të votimit në vend! PS-ja me diferencë të lehtë, ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment