Politike

VOTAT+MANDATET/ Numërohen mbi 32% e kutive në vend! Prin PS-ja! PD-LSI në rritje, ‘surprizë’ PSD-ja

Mbi 32 % e votave (1671 kuti) janë numëruar dhe forcë e parë sipas rezultateve të deritanishme është Partia Socialiste.
Featured image of article: VOTAT+MANDATET/ Numërohen mbi 32% e kutive në vend! Prin PS-ja! PD-LSI në rritje, ‘surprizë’ PSD-ja Harta

TIRANË – Mbi 32 % e votave (1671 kuti) janë numëruar dhe forcë e parë sipas rezultateve të deritanishme është Partia Socialiste. Me 230  mijë e 708vota (49.53 % ose ndryshe 70 deputetë). PS-ja ka ngjyrosur thujse treçerekun e hartës së Shqipërisë, duke lënë pas të gjitha partitë e tjera.

Ndërsa Partia Demokratike bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë mjaft të favorizuara në zonën e Veriut. PD-ja ka 180  mijë e 844 vota (38.74% ose ndryshe 54 mandate), ndërsa LSI-ja ka 33 mijë e 115 vota (7.11  %, ose ndryshe 10 deputetë). Partia Social Demokrate ka marrë deri më tani 8 mijë e 981 vota (1.93%, ose ndryshe përafërsisht 3 mandate).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 27% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(Kle.mu./dosja.al)

Shto Koment