Politike

Vota e emigrantëve/ Ralf Gjoni “i përvishet” Ballës: Sa vjet keni në krevat me PD-në? Ne s’kemi axhendë të fshehtë

Për votën e emigrantëve deputeti Ralf Gjoni ka replikuar ndaj Taulant Ballës dhe i ka theksuar se partia e tij ka shumë vite në pushtet por nuk ka bërë asnjë gjë për këtë çështje.
Përditësuar:

Tiranë- Deputeti Ralf Gjoni ka replikuar ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballës, për  votën e emigrantëve. Gjoni është shprehur ndaj Ballës se ai dhe deputetët e rinj nuk kanë axhenda të fshehta por gjithçka e bëjnë në mënyrë transparente dhe duke u bazuar në kërkesat e popullit.

DEBATI: 

Balla: Merreni me qetësi dhe dashuri propozimin tim, Rregullorja e Kuvendit parashikon që 24 orë para seancës të fusë në rendin e ditës, një vendim, që përmban angazhimin tonë për të punuar së bashku në një objektiv të përbashkët atë të reformës zgjedhore, që do përfshijë reformimin e sistemit zgjedhor, kam propozuar edhe që 28 nëntori që jetë afati i fundit. Deri në fund të seancës keni kohë boll për të pritur, shqyrtuar e pranuar për gjithë propozimet që kanë ardhur, unë di që keni bërë punë konkrete. Partia Socialiste e Shqipërisë nuk ka kushte për reformën zgjedhore, por miraton të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR për tre palë zgjedhje 2013, 2015, 2017, sepse këto janë detyrimi i fazës së parë të reformës. Ndërkohë që për Partinë Socialiste ka vetëm një kusht për reformën zgjedhore. Votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Janë një e treta e shqiptarëve që 28 vjet me radhë ju mohohet e drejta për tu shprehur me votës e kush duhet ta drejtojë vendin e tyre. Për këtë ne nuk e kemi përfshirë në këtë fazë të parë, por përsa i përket fazës së dytë të kësaj reforme të rëndësishme për ne vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit është kushti i vetëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjoni: Zoti Balla atë qetësinë dhe dashurinë të paska ngelur në mëndje, kërkesat tona burojnë nga kërkesat  dhe nevojat e popullit.  Në nuk kemi axhendë të fshehtë siç e bëni ju, me dashuri ju trajtojmë, jemi të dashur dhe profesional. Ne nuk jemi njoftuar, pse shërbimet e kuvendit nuk kishin përfshirë disa pika në rendin e ditës? E dyta patjetër hajde të ulemi të diskutojmë, hajde ulemi të gjithë bashkë për votën e emigrantëve. I mbyllim kamerat se çfarë i duhen këtij vendi. Hajdeni ulemi dhe sjellim propozimet, por ju sa vjet keni në pushtet? Sa vjet keni në krevat më PD-në dhe nuk keni bërë asnjë amendament? Ne jemi të gatshëm ta bëjë më vendimin në mënyrë transparente. Nuk jemi njoftuar për disa diskutime nga Kuvendi.

Ruçi: Stafi i rregullores ka punuar komfort rregullores. Unë e shikoj kërkesën e grupit parlamentar të PS-së,si një përpjeke për të shprehur rezervat që ju paraqitën herën e  parë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment