Politike

Vonohet procesi i votimit në Fier e Selenicë! Tensione mes komisionerëve të PS dhe LSI-së, nuk pranojnë të punojnë së bashku

Edhe në Selenicë ka pasur probleme dhe tensione, ku si pasojë 4 qendra votimi nuk kanë nisur ende procesin e votimit.
Featured image of article: Vonohet procesi i votimit në Fier e Selenicë! Tensione mes komisionerëve të PS dhe LSI-së, nuk pranojnë të punojnë së bashku Qendra e votimit

FIER– Probleme në qendrat e votimit ka p[asur në Fier dhe në Selenicë. Në shkollën Janaq Kilica në qendrën e votimit 3004/1 në KZAZ 59 është bllokuar pajisja identifikuese e zghedhësve. Fillimisht në nisje të procesit ishte në rregull, por pasi kanë votuar 10 qytetarë, pajisja ka shfaqur probleme.

Edhe në Selenicë ka pasur probleme dhe tensione, ku si pasojë 4 qendra votimi nuk kanë nisur ende procesin e votimit.

Mësohet se në dy qendra votimi nuk punonjnë identifikuesit e votuesve dhe kanë rene dakort ta bejnë identifikimin manualisht. Ndersa ne dy QV të tjera komisionerët e Partisë Socialiste nuk kanë punuar me ata të LSI-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.


LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Shto Koment