Politike

Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Diskutim konstruktiv për të ecur para në procesin e zgjerimit dhe zbatimin e planit ekonomik

Ajo thotë se me kryeministrin shqiptar u diskutua mënyra më e mirë për të ecur përpara në procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Featured image of article: Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Diskutim konstruktiv për të ecur para në procesin e zgjerimit dhe zbatimin e planit ekonomik Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Von Der Leyen, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ku dhe ka treguar se çfarë kanë diskutuar.

Ajo thotë se me kryeministrin shqiptar diskutuan mënyrën më të mirë për të ecur përpara në procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Von der Leyen.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment