LIVE UPDATES
Bota

Eurodeputetja von Cramon-Taubadel: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje

1 Qershor 2020, 17:19 Nga DOSJA
Eurodeputetja von Cramon-Taubadel: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës

GJERMANI- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën, eurodeputetja gjermane dhe raportuesja e grupit parlamentar Të Gjelbërit/ EFA për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, tha në një intervistë me DW:

“Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese; kjo është gjëja më e rëndësishme tani dhe nuk ka alternativë. Teksti i kushtetutës për fat të keq lë shumë hapësirë për interpretim dhe kështu e kuptoj se pse shumë njerëz janë të irrituar, por respektimi i shtetit të së drejtës do të thotë gjithashtu që të pranosh vendimin e gjykatës, pavarësisht nëse të pëlqen apo jo.

“Tani është përgjegjësia e Avdullah Hotit të gjejë shumicën në parlament dhe të formojë një qeveri të qëndrueshme për Kosovën. Si deputete e Parlamentit Evropian, mund të them se kush dëshiron ndryshime në peizazhin politik, duhet t’i arrijë ato përmes kutisë së votimit dhe jo në rrugë. Në zgjedhjet e ardhshme, shpresojmë që të fitojnë partitë që më në fund do t’i mënjanojnë hapësirat për interpretim në kushtetutë, të cilat shfrytëzohet vazhdimisht nga aktorët politikë në Kosovë. Njerëzit kanë të drejtë për një kushtetutë koherente! “

Shkëmbimi i territoreve zgjidhje e papranueshme

Një nga mosmarrëveshjet e rëndësishme mes Kurtit dhe Thaçit ka të bëjë me qëndrimin e tyre ndaj Serbisë. Sipas një raporti të rrjetit të reporterëve hulumtues BIRN të publikuar në portalin mediatik Ballkan Insight, Ministria kosovare e Integrimit Europian në vitin 2019 (në qeverinë e atëhershme ky post mbahej nga PDK) me gjasa  ka paguar një agjenci franceze PR për të promovuar jashtë vendit idenë e diskutueshme të një shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë ide raportuesja e grupit parlamentar Të Gjelbërit/ EFA për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel tha: “Unë vetëm mund ta përsëris me zë të lartë dhe të qartë: Një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një zgjidhje e pranueshme! Madje ajo nuk është asnjë lloj zgjidhjeje. Një gjë e tillë nuk do të zgjidhte asnjë nga problemet ekzistuese, nuk do të sillte më shumë stabilitet dhe nuk do të ishte në interes të shumicës së qytetarëve dhe qytetareve. Madje do të krijonte një precedent shumë të dëmshëm.

„Kurse për sa i përket firmës konsulente franceze unë mendoj se është absolutisht e papranueshme që të fshihesh pas një kompanie dhe të harxhosh për këtë para publike. Kushdo që në Serbi ose Kosovë mendon se shkëmbimi i territoreve është një ide e mirë, duhet ta thotë këtë publikisht dhe të angazhohet personalisht për të. Pas kësaj ne mund të paraqisnim shumë argumente pse kjo më tepër do ta destabilizonte rajonin sesa do të sillte paqe. Sidoqoftë, nga këndvështrimi i BE-së do të ishte interesante të zbulohej nëse ky i ashtuquajtur studim është paguar me fondet e BE-së. Nëse do të jetë kështu, kjo do të ishte një skandal. Ne do ta hetojmë këtë “.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shkëmbimi i territoreve kosove serbi viola von cramon shkëmbimi i territoreve kosove serbi viola von cramon

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni