DiasporaRajoni

Von Cramon: Hijet e nacionalizmit pengojnë bashkëpunimin në Ballkan, i dërguam letër Merkelit

Ajo vuri në dukje se pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë, asnjë përparim nuk mund të bëhet.
Featured image of article: Von Cramon: Hijet e nacionalizmit pengojnë bashkëpunimin në Ballkan, i dërguam letër Merkelit Viola Von Cramon

KOSOVË– Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se hijet e nacionalizmit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor dhe deklaron se anëtarët e PE-së dhe Bundestagu i kanë dërguar një letër kancelares gjermane, Angela Merkel për t’u siguruar se procesi i Berlinit përfshin pajtimin dhe përparimin e vërtetë.

Ajo vuri në dukje se pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë, asnjë përparim nuk mund të bëhet.

Sot Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së diskuton për Ballkanin Perëndimor. Hijet e nacionalizimit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin, nuk mund të ecim përpara pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. Ne i kemi dërguar letër kancelares gjermane Angela Merkel nga Parlamenti Evropian dhe Bundestagu për t’u siguruar që Procesi i Berlinit të përfshijë pajtimin dhe synim të ketë përparimin e vërtetë”,- ka shkruar Von Cramon në Twitter.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment