Politike

Voltana Ademi tregon prapaskenat e 30 qershorit: Një ambasador më tha të kandidoja e pavarur

Ademi më tej tregoi dhe një bisedë që kishte zhvilluar me një ambasador para zgjedhjeve të 30 qershorit, që sipas saj i kishte kërkuar që të kandidonte e pavarur në zgjedhjet e 30 Qershorit, kur opozita bojkotoi.
Featured image of article: Voltana Ademi tregon prapaskenat e 30 qershorit: Një ambasador më tha të kandidoja e pavarur Voltana Ademi, kryetare në detyrë e Bashkisë Shkodër

TIRANE–  Voltana Ademi, kryetrja në detyrë e Bashkisë Shkodër, ka treguar sot prapaskenat e votimeve të 30 qershorit. Në një intervistë në emisionin “Pa Protokoll’ në Report Tv, Ademi komentoi dhe “luftën” për Kushtetuesen, ku sipas saj po faktohen paralajmërimet e opozitës se Rama po kap Gjykatën Kushtetuese

Ademi më tej tregoi dhe një bisedë që kishte zhvilluar me një ambasador para zgjedhjeve të 30 qershorit, që sipas saj i kishte kërkuar që të kandidonte e pavarur në zgjedhjet e 30 Qershorit, kur opozita bojkotoi.

Një ambasador më pyeti pse nuk kandidoni e pavarur se fitoni. Nuk do ta merrja kurrë përsipër dhe kur e mendoj askush nuk merr përsipër për të vendosur njerëzit përballë krimit te qendrat e votimit” tha Ademi.

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër nuk tregoi emrin e ambasadorit, por tregoi vetëm komunikimin që ka pasur me ndërkombëtarët në atë kohë.

Ademi qëndron ende në detyrë pasi Valdrin Pjetri, i cili fitoi zgjedhjet e 30 qershorit u tërhoq nga marrja e detyrës pas akuzave nga opozita se ai ishte dënuar në Itali kohë më parë dhe këtë gjë e kishte fshehu. Prokuroria deri tani ka faktuar akzuat e PD, por për Pjetrin nuk është marrë vendimi përfundimtar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment