Politike

Voltana Ademi sfidë të hapur Valdrin Pjetrin, tregon punimet nga rruga ‘Udhëkryq’ (FOTO)

Ademi sot ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku shihen punimet që po bëhen në një rrugë në Shkodër.
Featured image of article: Voltana Ademi sfidë të hapur Valdrin Pjetrin, tregon punimet nga rruga ‘Udhëkryq’ (FOTO) Voltana Ademi dhe Valdrin Pjetri

SHKODËR- Ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, duket se do i shkojë deri në fund fjalës së saj, duke mos njohur zgjedhjet dhe kryetarin e ri të bashkisë së dalë prej tyre.

Ademi sot ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku shihen punimet që po bëhen në një rrugë në Shkodër. Ademi në postimin e saj shkruan se këto janë punimet në rreguyën “Udhëkryq” në Shkodër, dhe uron qytetarët për këtë rrugë të re.

 

 

Rruga #Udhakryq dhe degëzimet e saj në lagjen 1 në qytet, një investim i domosdoshëm në një lagje të vjetër të Shkodrës. Investimi i Bashkisë Shkodër, me ndikim direkt në standartin e jetës së qindra familjeve qe banojnë në këtë rrugë, por edhe atyre që e shfrytëzpjnë atë. Cilësi dhe respektim i projektit të plotë, që nga infrastruktra nëntokësore, ajo mbi tokë dhe sinjalistika. E gëzofshim të gjithë bashkë! Të diel të qetë për të gjithë!😊”, shkruan Ademi.

Valdrin Pjetri është kryetari i ri i Bashkisë Shkodër. Ai doli fitues nga zgjedhjet e 30 qershorti, ku nuk kishte asnjë kandidat përballë. Pjetrit i është njohur mandati dhe nga Gjykata e Shkodrës. Ademi nga ana e saj ka deklaruar se nuk lëshon zyrën dhe se nuk e njeh pjetrin si kryetar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment