Politike

Voltana Ademi thirrje Lleshajt dhe Veliut: Zbardhni ngjarjet tronditëse, ju mbështes unë personalisht dhe bashkia Shkodër

Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkodër apelon që ngjarjet të zbardhen sa më shpejt.
Featured image of article: Voltana Ademi thirrje Lleshajt dhe Veliut: Zbardhni ngjarjet tronditëse, ju mbështes unë personalisht dhe bashkia Shkodër Voltana Ademi, kryetare e Bashkise Shkoder

SHKODËR- Kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila po vazhdon një mandat të dytë pa u zgjedhur, në qytetin e Shkodrës, i bën thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe autoriteteve që të zbardhin shpërthimin e tritolit dhe përplasjen me armë zjarri në pedonalen e qytetit. Përmes rrjeteve sociale, kryebashkiakja thotë se është e gatshme që të mbështesë edhe personalisht për vënien para përgjegjësisë të autorëve, dhe shton se qytetarët e Shkodrës kanë nevojë për siguri.

REAGIMI I PLOTË:

Shumë e shqetësuar për ngjarjet e rënda që kanë tronditur rendin publik në qytetin e Shkodrës! Në qendër të Shkodrës, në Pedonalen tonë, aty ku ne lëvizim në çdo moment të ditës, krimi godet! Një person i pafajshëm plagoset, thjesht duke qenë kalimtarë. Pak orë më pas, në një lagje tjetër të Shkodrës, një shpërthim eksplozivi ka ngjallur ankth tek qytetarët! I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesve vendorë të Policisë, të zbardhin një orë e më parë këto ngjarje kriminale dhe të vënë para përgjegjësisë autorët. Mbështetja ime personale, por edhe e strukturave të Bashkisë Shkodër nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë ligjore që i takojnë! Shkodra, shkodranët, kanë nevojë për rend dhe siguri në rrugët ku ata lëvizin dhe sidomos, në shtëpitë e tyre. Është detyra e strukturave të shtetit t’ua garantojë këtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Mbrëmë në zonën e njohur si  “Vasil Shanto” në Shkodër u plagos aksidentalisht një 35-vjeçare, u arrestuan 3 persona dhe u shpall në kërkim, Mirsad Meta. Dy grupe ui përplasën me armë zjarri, për hakmarrje. Dyshohet se vëllai i polices, Ornela Buraku, të cilës iu vu tritoli dy javë më parë, u hakmor ndaj autorit, Mirsad Meta. Po kështu mësohet se tritoli i vendosur në Durrës, nuk ka qenë për efektiven e policisë, por pikërisht për vëllain e saj, Ension Buraku. Ndërkohë që edhe një shpërthim tritoli ka ndodhur në banesën e ish-basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arra, fatmirësisht pa të lënduar, vetëm me dëme materiale.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment