Politike

Voltana Ademi dërgon “30 Qershorin” në Kushtetuese: Gati për ballafaqim, sfida ime më e madhe!

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka treguar se në cilësinë e paditëses do të duhet të argumentojë para trupës së gjyqtarëve pse procesi ishte ilegjitim. Sipas saj, kjo do të jetë sfida e saj më e madhe me të cilën është hasur gjatë karrierës së saj në politikë. 
Featured image of article: Voltana Ademi dërgon “30 Qershorin” në Kushtetuese: Gati për ballafaqim, sfida ime më e madhe!

TIRANË– Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka paditur procesin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. 

Në një intervistë për mediat, kryebashkiakja ka treguar se në cilësinë e paditëses do të duhet të argumentojë para trupës së gjyqtarëve pse procesi ishte ilegjitim. Sipas saj, kjo do të jetë sfida e saj më e madhe me të cilën është hasur gjatë karrierës së saj në politikë. 

“Jam kontatuar nga Gjykata Kushtetuese për marrjen në shqyrtim të çështjes. Shpresoj që ky të jetë një vendim sa më i shpejtë në të mirë të të gjithëve. Është sfida ime më e madhe. Pres një vendim të drejtë në të mirë të njerëzve dhe demokracisë. Kjo është sfida ime më e madhe politike,“- shprehet Ademi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet e 30 qershorit në Shkodër, u fituan nga kandidati socialist Valdrin Pjetri, ndërsa Ademi në vazhdën e aksionit të opozitës nuk mori pjesë në garë. Por menjëherë pas zgjedhjeve, Pjetri nuk u betua kurrë pasi Partia Demokratike publikoi një dënim tijin në Itali, të cilin nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Çështja e tij përfundoi në Gjykatë, ku edhe përfundoi i pafajshëm.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment