Politike

Vojo Bregu ‘thumbon’ Veliajn, paralajmëron Vinin: Ej vëllai, ruani qentë natën se ai vjen ose me i vra, ose me ble vota

VIDEO
Në video, Bregu dëgjohet t’i thotë personit tjetër të identifikuar si Vini që të kenë kujdes qentë natën në Vorë, sepse sipas tij Veliaj shkon ose për të vrarë qen, ose për të blerë vota.
Featured image of article: Vojo Bregu ‘thumbon’ Veliajn, paralajmëron Vinin: Ej vëllai, ruani qentë natën se ai vjen ose me i vra, ose me ble vota Vojo Bregu

TIRANË– Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Vorën, Vojo Bregu ka publikuar një komunikim me një mikun e tij në Facebook, me anë të të cilit ka ‘thumbuar’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në video, Bregu dëgjohet t’i thotë personit tjetër të identifikuar si Vini që të kenë kujdes qentë natën në Vorë, sepse sipas tij Veliaj shkon ose për të vrarë qen, ose për të blerë vota.


Pjesë nga biseda:

Vojo Bregu: Alo

Vini: Hë vëllai çfarë bëre

Vojo Bregu: Hiç mirë hë me çfarë bëhet nga Vora

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Vini: Hiç me mirë, punë

Vojo Bregu: Çfarë ka naj gjë. Ej ai se mos kujto se ka ndonjë teatër dhe vjen për ta prish ere

Vini: Jo mo jo se ka ardh natën

Vojo Bregu: A natën, dëgjo, po erdhi natën vëllai ruani qentë thuajuni atyre atje se ai o me vra qen o me ble vota vjen natën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment