Politike

I dënuar me burg të përjetshëm, Bregu riposton mesazhin e Demë Shehut: Rama pret mbështetje nga Vuccic, patriotët janë pas hekurave

Shehu në postimin e tij shkruar se shpreson që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë si dhe ka uruar Bregun për kandidaturën e tij për deputet.
Featured image of article: I dënuar me burg të përjetshëm, Bregu riposton mesazhin e Demë Shehut: Rama pret mbështetje nga Vuccic, patriotët janë pas hekurave Vojo Bregu

TIRANË- Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu ka shpërndarë një postim të Demë Shehut, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut, për shkak se ka marrë pjesë në grupin Kumanova, grup i cili akuzohet për terrorizëm dhe vrasje.

Shehu në postimin e tij shkruar se shpreson që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë si dhe ka uruar Bregun për kandidaturën e tij për deputet. Ndërkohë që nga ana tjetër, Bregu falenderoi Shehun për fjalët e tij, si dhe akuzoi Ramën se po pret mbështetje zgjedhore nga Presidenti serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, kur nga ana tjetër, sipas tij patriotët si Shehu ndodhen pas hekurave .

Postimi i Bregut:

Ndërkohë që Rama pret mbështetje zgjedhore nga miqtë e tij të minishengenit Vuçiç dhe Zaev, patriotët dergjen burgjeve. E falenderoj Demën dhe i them se një Shqipëri më e mirë po vjen, për shqiptarët në secilën anë të kufirit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Demë Shehu është një i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Shkupit. Ai bëntë pjesë në grupin “Kumanova”, të cilët janë akuzuar për terrorizëm dhe vrasje për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, ku  u vranë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Grupi “Kumanova” kishte deklaruar se perleshja në 9 dhe 10 maj u bë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment