Aktualitet

Vogëlushja nga Miloti thirrje Ramës: Dua një çadër dimri, është shumë vështirë dhe shumë ftohtë për të fjetur këtu ku jam (VD)

Shiu ju ka hyrë brenda në çadër dhe vajza tregon se është zgjuar e lagur. “Është shumë vështirë dhe shumë ftohtë për të fjetur. Shiu ka hyrë i gjithë brenda, batanijet janë laguar. Edhe unë jam largur”.
Featured image of article: Vogëlushja nga Miloti thirrje Ramës: Dua një çadër dimri, është shumë vështirë dhe shumë ftohtë për të fjetur këtu ku jam (VD) Vogëlushja nga Miloti

MILOT– “Unë nuk mund të flej më te kjo çadër. Ju lutem kryeministër mundeni që të bini një çadër dimri”. Kjo është thirrja ulëritëse e kësaj vajze të vogël që natën e ka kaluar në një çadër aspak të përshtatshme. Ajo dhe 7 anëtarët e familjes së saj prej ditësh nuk hyjnë më në banesë pasi tërmeti ua ka dëmtuar shumë.

Shiu ju ka hyrë brenda në çadër dhe vajza tregon se është zgjuar e lagur. “Është shumë vështirë dhe shumë ftohtë për të fjetur. Shiu ka hyrë i gjithë brenda, batanijet janë laguar. Edhe unë jam largur”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jo vetëm në Milot por dhe në Fushë Mamurras situata është e ngjashme. Është e dhimbshme kur sheh se si Asllan Sala për krevat ka improvizuar disa dëngje me kashtë.

Kam kërkuar çadër tjetër për familjen time, s’më kanë sjellë. Kam marrë dy herë pako”.

(Marrë nga ABC News.al)

Shto Koment