Sport

“Vogëlushët” e Barcelonës eleminojnë Interin, Ajax bën vetëvrasje!

Perez dhe Ansu Fati ishin autorët e golave për spanjollët ndërsa Lukaku ishte ai që rihapi një farë shprese për Interin. 
Featured image of article: “Vogëlushët” e Barcelonës eleminojnë Interin, Ajax bën vetëvrasje!

Në “San Siro” duhet të ishte dita e Interit,por nuk qëlloi keshtu. Zikaltërit humbasin ndaj një Barcelone qe kishte ardhur në Milano me formacionin e dytë.

Perez dhe Ansu Fati ishin autorët e golave për spanjollët ndërsa Lukaku ishte ai që rihapi një farë shprese për Interin. See

Në Amsterdam Ajax u mund nga Valencia 0-1 duke bërë që holandezët të jenë jashtë këtij kompeticioni. Goli për spanjollët u shënua nga Rodrigo në minutën e 24-të.

Në Grupin G kanë avancuar më tej Leipzig dhe Lyon, dy skuadrat me barazimin e marrë në Francë me shifrat 2-2 kanë lënë jashtë portugezët e Benficës që fituan 3-0 ndaj Zenit.

(E. Ç. Dosja.al)

Shto Koment