Aktualitet

Ortaku u gjet i dhunuar pranë kasafortës! Vodhi 700 mln lekë në kompaninë ku ishte bashkëpronare, lihet në burg 51-vjeçarja, i vëllai që bashkëpunoi me të shpallet në kërkim, i zbuloi deklarata e prindërve

Mësohet se Shijaku është zënë nën investigim nga prokuroria pasi ka fshehur dhe mbuluar prova që përfshijnë atë në këtë vjedhje.
Featured image of article: Ortaku u gjet i dhunuar pranë kasafortës! Vodhi 700 mln lekë në kompaninë ku ishte bashkëpronare, lihet në burg 51-vjeçarja, i vëllai që bashkëpunoi me të shpallet në kërkim, i zbuloi deklarata e prindërve Policia e Shtetit

TIRANË- Azeta Shijaku është 51-vjeçarja e arrestuar dy ditë më parë pasi dyshohet se ka vjedhur kompaninë e akulloreve, ku ishte bashkëpronare, së bashku me të vëllanë. Mësohet se Shijaku është zënë nën hetim nga prokuroria pasi ka fshehur dhe mbuluar prova që përfshijnë atë në këtë vjedhje.

Shijaku ditën e sotme doli para Gjykatës së Tiranës nën akuzat e kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e ngjares. Ndërkohë që ngjarja për të cilën bëhet fjalë ka ndodhur në 14 maj të këtij viti, ku ortaku i saj, Eduart Shukli u gjet i dhunuar pranë kasafortës së kompanisë, në të cilën mësohet se janë marrë 700 milion lekë. 

Sipas hetimeve ai ishte goditur me sende të forta si dhe qendroi për dy ditë në gjendje të rëndë në spital. Në denoncimin e tij ai u ka thënë policisë se për autor të ngjarjes dyshonte se ishte vëllai i Shijakut, Luan Tufina me të cilin kishte debatuar edhe më parë.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shijaku i tha policisë së vëllai i saj nuk jetonte në Shqipëri por në Gjermani dhe se nuk mund të kishte qenë ai pasi kishte shumë kohë pa ardhur në Shqipëri, por dëshmia e 51-vjeçares, ra poshtë nga prindërit e saj, të cilët pohuan se djali i tyre ishte në Shqipëri për festën e Bajramit.  

Luan Tufina është shpallur person në kërkim nga policia nën akuzat e vjedhjes dhe dhunës, ndërkohë që motra e tij, Shijaku ndodhet nën masën e arrestit me burg për 45 ditë. Ndërkohë që nën hetim në gjendje të lirë janë vendosur edhe fëmijët e Shijakut vajza 26 vjeçe dhe djali 23 vjeç për pengim të zbardhjes së ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment